Greer Grammer flet për mungesën e babait: 12 vjet pa kontakt

Greer Grammer flet për mungesën e babait: 12 vjet pa kontakt

Aktorja Greer Grammer ka folur për herë të parë kaq hapur rreth marrëdhënies së komplikuar me të atin, aktorin e njohur të Hollywood-it, Kelsey Grammer. Gjatë një interviste në podcast-in “Pretty Basic”, Greer zbuloi se për plot dymbëdhjetë vjet nuk ka pasur asnjë kontakt me të atin, një periudhë që nisi kur ajo ishte vetëm katër vjeçe dhe zgjati deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. E pyetur nga moderatorja Alisha Marie nëse ekziston ndonjë keqkuptim që njerëzit shpesh kanë për të, Greer u shpreh se mbiemri i saj i njohur i bën njerëzit të besojnë se ajo është rritur në luksin e botës së Hollywood-it. “Njerëzit mendojnë se unë kam pasur gjithë jetën time praninë e babait tim dhe privilegjet që vijnë me këtë. Por e...