Rama emëron zv.kryeministër të ri, Balluku s’ka të drejtë firme, pezullimi shkon në Kushtetuese

Rama emëron zv.kryeministër të ri, Balluku s’ka të drejtë firme, pezullimi shkon në Kushtetuese

Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, media ka zbuluar edhe lëvizjet që do të ndjekë qeveria. Burime bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të emërojë një zv.kryeministër të ri, pa e shkarkuar nga ky pozicion Belinda Ballukun e cila vijon të jetë e pezulluar me vendim të GJKKO-së nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Balluku nuk do të ketë të drejtë firme, ndërkohë që qeveria do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese masën e pezullimit nga detyra të Ballukut. LAJMI NE PERDITESIM