Ja çfarë përfitojnë shqiptaret nga Paqja Fiskale, miratohet në parim projektbuxheti 2026, dy deputetë të PS dalin nga..

Ja çfarë përfitojnë shqiptaret nga Paqja Fiskale, miratohet në parim projektbuxheti 2026, dy deputetë të PS dalin nga..

Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2026, i konsideruar si më i madhi nga Qeveria, me vlerë 8.8 mld euro, si edhe 8 projektligjet e paketës fiskale. Seanca e cila zgjati për thuajse 16 orë u mbyll në orën 03: 00 të së enjtes. Buxheti u miratua me votat e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa opozita votoi kundër. Ndërkohë dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, duket se nuk i janë bindur “urdhërit politik” duke mos votuar 3 projektligje të paketës fiskale. Braçe nuk mori pjesë në votim lidhur me projektligjin për “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi dy projektligjet e “Paqes Fiskale”. Pavarësisht këtyre qëndrimeve të dy ligjvënësve socialistë, votat e tyre janë thjesht statistika parlamentare.  Ministri i...