Duhen apo urrehen?!

Duhen apo urrehen?!

Ndryshe nga perceptimi i një çarjeje të thellë mes Ramës e Kurtit, edhe pse qartazi kanë ngrirë partneritetet e dukshme të dy qeverive, si fjala vjen mbledhjet e përbashkëta, të dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare në Ballkan janë shfaqur vëllazëror si fundi. Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mbahet samiti i Planit të Rritjes, ku u prit nga Rama dhe ku të dy shtrënguan duart. Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të gazetarëve se s’i janë raportet me Kurtin, duke u thënë se e kanë kthyer si telenovelë.  “A e do a se do, a të do a s’të do…një mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve. Më herët, ata u ecejakën...