Samiti/ Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, refuzon të komentojë vendimin e GJKKO për Ballukun

Samiti/ Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, refuzon të komentojë vendimin e GJKKO për Ballukun

Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, për samitin ‘Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’ ku do të jenë të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos. Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët për pezullimin nga detyra nga GJKKO të Belinda Ballukut, por refuzoi të bënte koment. GJKKO pezulloi ditën e djeshme nga detyra zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro. Ndërsa dje,...