Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve në Fier, të dënuar në Angli për drogë
Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka sekuestruar 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të dy shtetasve N.B dhe E.B (vëllezër) pasi nuk justifikonin pasuritë e tyre të krijuara ndër vite. Sipas organit të akuzës, nisur nga dyshimet se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale. Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shreësbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu,...