Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Marotta: Ja pse ky derbi është epokal. Adeyemi tek Interi? Nuk flas për merkaton tani…
21 Nëntor 2025 8:13 Alfred Lleshi Giuseppe Marotta, në “Sport Industry Talk” të RCS, foli për derbin e së dielës, të cilin e quajti “epokal”, pasi është i pari që Interi dhe Milani e luajnë si bashkëpronarë të “San Siros”. Ai theksoi “rivalitetin e shëndetshëm” mes klubeve dhe rëndësinë e këtij hapi të përbashkët që, sipas tij, garanton respekt dhe vazhdimësi për të ardhmen e stadiumit. Marotta e cilësoi derbin “një spot për gjithë futbollin italian”. Presidenti zikaltër u ndal edhe te Pio Esposito, sulmuesi i lindur më 2005: “Prej vitesh ishte i destinuar për t’u bërë i madh. Jemi krenarë që vjen nga akademia dhe mban fanellën e Interit. Ai duhet të bëhet shembull për gjeneratat e reja”. Sa i përket merkatos, Marotta frenoi...