Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ariana Grande detyrohet të tërhiqet nga eventet promocionale, shkak COVID-19
Ariana Grande ka zbuluar se është infektuar me COVID-19, pas një periudhe të ngjeshur udhëtimesh dhe paraqitjesh publike për promovimin e filmit të saj të ri, Wicked: For Good. Këngëtarja dhe aktorja e njohur e konfirmoi lajmin në një postim në Instagram Story, ku ndau një foto të paraqitjes së saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon të martën mbrëma vetëm pak çaste para se të shfaqte simptomat. “Moments before Covid,” shkroi ajo mbi foton, duke lënë të kuptohet se sëmundja e ka gjetur në një moment të lodhshëm dhe intensiv të axhendës së saj. Ariana ka qenë këto ditë në një tur të vërtetë global, duke fluturuar nga një kontinent në tjetrin për premierat dhe eventi promocionale të filmit. Në premierën e madhe...