Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshjet e dendura të shiut në vend/ Aksi Delvinë-Kardhiq në rrezik ekstrem, rruga mbulohet nga gurët
Aktualisht kalimi në aksin Delvinë – Kardhiq, pranë tunelit të Skërficës, paraqet rrezik ekstrem. Rruga është mbuluar nga gurë dhe dhera si pasojë e reshjeve intensive dhe përmbytjeve të orëve të fundit. Prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar rrëshqitje masive, duke e bërë qarkullimin pothuajse të pamundur dhe shumë të rrezikshëm. Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës, por situata mbetet kritike. Top Channel