Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Shqipëria drejt qeverisjes nga algoritmet”/ Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt në “The New York Times”, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet. “Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”-e nis editorialin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer. Kreu i ekzekutivit shkruan se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”. “Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë...