Reshje të dendura dhe fryrje lumenjsh, përkeqësohet situata, evakuohen 14 familje në Vlorë dhe Fier

Reshje të dendura dhe fryrje lumenjsh, përkeqësohet situata, evakuohen 14 familje në Vlorë dhe Fier

Vendi është përfshirë së fundmi nga moti i keq, ku reshjet e dendura dhe rritja e ndjeshme e prurjeve në lumenj kanë krijuar probleme serioze në disa qarqe, kryesisht në jug. Pas javësh paralajmërimesh për rrezik të shtuar përmbytjesh, situata ka agravuar, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë. Deri tani, 14 familje janë evakuuar në qarqet Vlorë dhe Fier. Ndërkohë, 14 banesa rezultojnë të përmbytura: 10 në njësinë administrative Novoselë dhe 4 të tjera në zonën e Ferrasit. Lumenj të mëdhenj si Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati në disa segmente, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për zonat përreth. Strukturat vendore paralajmërojnë se prurjet mund të rriten më tej, duke mbajtur në gatishmëri ekipet e emergjencave civile. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të...