BE premton 88 milionë euro për Autoritetin Palestinez

BE premton 88 milionë euro për Autoritetin Palestinez

Vendet e Bashkimit Europian do të japin rreth 88 milionë euro për të mbështetur Autoritetin Palestinez, i cili po nxitet nga evropianët të ndërmarrë reforma, në një kohë kur roli i tij shihet si kyç në kuadrin e planit Trump për rajonin. “Ne kemi nënshkruar mbi 82 milionë euro, të cilat u shtohen 6,0 milionë eurove tashmë të njoftuara”, deklaroi për mediet komisionerja evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, pas konferencës së donatorëve në Bruksel. Rreth 60 delegacione, mes tyre 27 vendet e BE-së, shtete arabe dhe disa organizata ndërkombëtare, u mblodhën sot në Bruksel, në një takim ku Izraeli nuk ishte i pranishëm. “Kemi paraqitur sot progresin e bërë në kuadër të programit tonë kombëtar të reformave, i cili jo vetëm është premtuar, por po...