Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë. Foto me Presidentin Trump dhe Georginën që shkaktojnë debat ndërkombëtar
Cristiano Ronaldo është rikthyer në skenën politike amerikane pas më shumë se shtatë vitesh. Ylli 40-vjeçar portugez i Al-Nassr u prit këtë javë në Uashington nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një vizite të delegacionit saudit në Shtëpinë e Bardhë. Ronaldo, i shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, mori pjesë në një tur të personalizuar brenda godinës presidenciale, të udhëhequr vetë nga Presidenti Trump. Çifti u shëtit në korridoret historike të dekoruara me portrete presidentësh dhe veprave të artit, ndërsa vizita kulmoi në Zyrën Ovale, ku u realizuan disa foto zyrtare. Në njërën prej tyre, Ronaldo shfaqet i buzëqeshur pranë Trump, ndërsa Georgina tërhoqi vëmendjen me unazën e saj të fejesës prej 3 milionë dollarësh, të vendosur mbi tavolinën presidenciale “Resolute...