Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën
Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore. Planeti i sapozbuluar, i quajtur GJ 251 c, është një “Super-Tokë” është shkëmbor, ka masë shumë më të madhe se Toka dhe – më e rëndësishmja, ndodhet pikërisht brenda zonës së banueshme të yllit të tij, pra në atë distancë ku temperaturat lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqe. Ylli rreth të cilit rrotullohet është një xhuxh i kuq i tipit M (M-dëarf), një nga llojet më të zakonshme dhe më jetëgjatë të yjeve në Rrugën e Qumështit. Distanca? Vetëm 18 vite dritë, jashtëzakonisht afër në shkallë kozmike, çka e bën atë një nga kandidatët më të arritshëm për studime...