“Pini marijuanë”/ Kreu i së majtës gjermane u jep këshilla të rinjve si të shmangin ushtrinë

“Pini marijuanë”/ Kreu i së majtës gjermane u jep këshilla të rinjve si të shmangin ushtrinë

Bashkëkryetari i partisë së majtë gjermane Die Linke, Jan van Aken, ka bërë një deklaratë të pazakontë lidhur me planet e qeverisë për shërbimin ushtarak. Në një intervistë për portalin t-online, ai tha se të rinjtë që nuk duan të marrin pjesë në shërbimin ushtarak mund të rezultojnë të papërshtatshëm në ekzaminimin mjekësor nëse konsumojnë marijuanë përpara kontrollit. Sipas tij, partia po përgatit një udhëzues me mënyra se si të rinjtë mund të shmangin rekrutimin. Deklarata vjen pasi koalicioni i Kancelarit Friedrich Merz ka arritur një marrëveshje paraprake për një program të ri shërbimi ushtarak vullnetar, që synon të forcojë Bundeswehr-in. Plani parashikon vlerësimin për shërbim të të gjithë meshkujve të lindur pas vitit 2008. Edhe pse modeli është menduar të jetë vullnetar, ligjvënësit nuk...