Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pezullimi i Ballukut, gazetari: Me logjikën e SPAK mund të ikë gjysma e qeverisë, të shprehet Gjykata Kushtetuese!
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilin e quajti të paprecedent. Bregu tha se me logjikën që po operon SPAK dhe GJKKO deri tani, mund të ikë gjysma e qeverisë, ndaj për këtë çështje duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese. “Një masë shtrënguese e tillë, ndodh për herë të parë. Nuk ka ndodhur më parë, duhet të presim edhe një vendim, jo vetëm të GJKKO ku do të njihet me vendimin dhe avokati i saj do të ketë pretendimet, por edhe apelin dhe Gjykatën Kushtetuese (GJK). Ajo që u ngrit në fillim por nuk u mbështet, është kjo puna e pashaportës, që Berisha iu drejtua GJK. A është lëvizja...