Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vjosa kalon pikën maksimale, shtohet sipërfaqja e përmbytur
Niveli aktual i Vjosës ka kaluar pikën e saj maksimale duke arritur në 7.8 metra. Për rrjedhojë janë mbytur të tjera toka bujqësore, teksa uji i lumit ka arritur edhe në oborret e tre shtëpive dhe njësive të biznesit. Kjo konsiderohet si pika maksimale e Vjosës. Pritshmëritë në vazhdimësi janë për një rënie të nivelit pasi prurjet si në Memaliaj dhe në Përmet janë në ulje. Shpresohet që situata mund të shkojë drejt normalizimit në orët e ardhshme