Balluku: Pezullimi nga detyra është shkelje e Kushtetutës/ Ulsi Manjën e thirrën në kryeministri për opinion juridik

Balluku: Pezullimi nga detyra është shkelje e Kushtetutës/ Ulsi Manjën e thirrën në kryeministri për opinion juridik

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet prej 5 orësh në kryeministri në një takim me kryeministrin Edi Rama, pasi Gjykata e Posaçme i caktoi masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit, tashmë të ekzektuara. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Balluku pretendon se pezullimi është shkelje e Kushtetutës nga ana e GJKKO-së dhe se këtë vendim nuk mund ta marrë kjo gjykatë. Prej 2 orësh, takimit Balluku-Rama i është bashkuar edhe deputeti Ulsi Manja, i cili është thirrur për një opinion juridik lidhur me rastin, pasi me profesion ai është jurist, dhe ka qenë ish-prokuror e ish-ministër i Drejtësisë. Dy javë më parë, Balluku u mor e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në...