Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini merr nesër detyrën

Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini merr nesër detyrën

Ceremonia e shpalljes së vlefshmërisë së mandatit dhe marrja zyrtare e detyrës së Kryetares së zgjedhur të Bashkisë së Vlorës, znj. Brunilda Mersini, do të zhvillohet nesër, në orën 10:00, në Teatrin “Petro Marko”.  Mersini kandidoi me siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Vlorës dhe arriti të fitojë përballë 2 kandidatëve të pavarur, Dijonis Sotës të mbështetur nga PD dhe Gjergji Nikës.  Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 9 nëntor 2025 në Vlorë, kishte një pjesëmarrje të ulët, në shifrat 12.5%.  Mersini, por edhe Partia Socialiste e justifikuan këtë pjesëmarrje të ulët me motin e keq dhe me reshje shiu, që mbizotëroi atë ditë në qytetin e Vlorës.