GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra/ Reagon Berisha: Lubia iku siç ishte!

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra/ Reagon Berisha: Lubia iku siç ishte!

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku. Me anë të një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se disa ditë më parë kur dëgjoi se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Ballukut, nuk e besoi. Gjithashtu Berisha e cilësoi largimin e saj kronikë të një ngjarjeje të paralajmëruar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte zgjedhur formën më poshtëruese për tu distancuar nga bashkëpunëtorja e tij. “Lubia iku siç ishte! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk...