SPAK njoftim zyrtar për Belinda Ballukun: Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit e tenderave në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe

SPAK njoftim zyrtar për Belinda Ballukun: Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit e tenderave në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe

SPAK ka reaguar zyrtarisht për dy masat e sigurisë për Belinda Ballukun, pezullimin e ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalimimin e daljes jashtë vendit. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa...