Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Çfarë po ndodh pas dyerve të kryeministrisë? Balluku 5 orë në takim me Ramën
Belinda Balluku TIRANË-Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej pesë orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”. Zv.kryeministrja Balluku po vijon takimin me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë prej orës 12:30, ndërsa kryeministri deri më tani nuk ka ende asnjë reagim. Takimit Balluku-Rama, i është bashkuar prej më shumë se një ore edhe ish-ministri i drejtësisë Ulsi Manja. Përveç akuzës për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për tunelin e Llogarasë njoftuar më 31 tetor, dosja hetimore e Ballukut është ngarkuar dhe me një çështje tjetër, atë të ndërtimit të Unazës së Madhe, Loti 4. Me vendim të gjyqtarit Erion Çela, Ballukut i është ndaluar ushtrimi i...