Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Erion Braçe zbulon se nuk flet më me Edi Ramën: Shkak u bë shkarkimi i Erion Veliajt
Erion Braçe dhe Edi Rama TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zbuluar se nuk flet më me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në News 24, deputeti ka deklaruar se shkak u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën. Braçe deklaron se ka bindjet e veta dhe në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, ka kërkuar publikisht të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pyetja; Nëse unë ju pyes si është marrëdhënia juaj me kryeministrin cila është përgjigjja juaj, se ju kam pyetur dhe njëherë më keni thënë 5 ditë flasim dhe 5 muaj jo. Erion Braçe: Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili...