Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd. Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve

Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd. Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave.  Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.  SITUATA SIPAS QARQEVE  QARKU LEZHË  Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore.  Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave.  Në Mirditë...