Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Historia interesante e Gjirokastrës, qyteti magjik me një të shkuar të trazuar…
Qyteti i gurtë i sokakëve befason çdo vizitor. As edhe një kalim i shpejtë, nuk do ta zbehte kërshërinë dhe habitjen pas ndërtesave të vjetra, rrugicave të zhurmshme po kaq sa edhe intime, apo dritareve dëshmitare sa e sa historish… Gjirokastra në shpatet e pjerrëta të luginës së Drinos, përshfaqet menjëherë para syve me një peizazh që dëshmon historinë, mes kurorës së majave të larta. Kur sapo ke mbërritur në qytetin e vjetër, shtëpitë me çatitë e gurta duket sikur të shohin nga të gjitha anët. Të duket se nga çasti në çast, në ato dritare do të shfaqen kushedi sa personazhe sajuar nëpër përrallat e gjysheve, kur bisedonin ulur në prag. Ka diçka mitike Gjirokastra: mikpritëse dhe nikoqire njëherësh! Nëse e merr rrugën për...