Shkencëtarët zbulojnë kur daton puthja e parë në botë

Shkencëtarët zbulojnë kur daton puthja e parë në botë

Njerëzit e bëjnë, majmunët e bëjnë, madje edhe arinjtë polarë e bëjnë. Dhe tani studiuesit kanë rindërtuar origjinën evolucionare të puthjes. Studimi i tyre sugjeron që puthja gojë më gojë evoluoi më shumë se 21 milion vjet më parë. I njëjti hulumtim arriti në përfundimin se Neandertalët mund të jenë puthur gjithashtu dhe se njerëzit dhe Neandertalët mund të kenë përkëdhelur njëri-tjetrin. Shkencëtarët e studiuan puthjen sepse ajo paraqet një lloj enigme evolucionare – nuk ka përfitime të dukshme mbijetese apo riprodhuese, megjithatë është diçka që shihet jo vetëm në shumë shoqëri njerëzore, por në të gjithë mbretërinë shtazore. Shkencëtarët e përcaktuan një puthje si kontakt gojë më gojë me disa lëvizje të buzëve ose të pjesëve të gojës dhe pa transferim ushqimi. Duke gjetur...