Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Balluku tre orë në Kryeministri! Edhe Ulsi Manja shkon në godinë
Ulsi Manja TIRANË-Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka mbërritur në kryeministri ku prej 3 orësh zëvëndëdkryeministrja Belinda Balluku ndodhet në takim me kryeministrin Edi Rama. Manja i cili mban dhe postin e kryetarit të komisionit të Ligjeve u pa të hynte në kryeministri rreth orës 15:40. Nuk dihet ende çfarë po diskutohet, ndërsa pas vendimit të Gjykatës Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit për pezullim nga detyra, zv. kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në zyrën e Edi Ramës. Në lidhje me vendimin nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk ka ende një reagim. Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet në drejtim të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, për të cilën Gjykata vendosi sot masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit. Përveç saj Gjykata...