FMN: Shqipëria me rritje të fortë ekonomike, po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE..

FMN: Shqipëria me rritje të fortë ekonomike, po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE..

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar deklaratën përfundimtare pas misionit të Nenit IV në Shqipëri, zhvilluar në Tiranë nga 4–14 nëntor 2025.  Sipas FMN-së, Shqipëria vazhdon të ketë një nga ritmet më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, inflacion të ulët dhe borxh publik në rënie, ndërsa reformat për anëtarësimin në BE po avancojnë.  “Shqipëria gëzon një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, inflacion të ulët, borxh public në rënie dhe rezerva të forta valutore. Duke u mbështetur mbi këto themele, Shqipëria ndodhet në një pikë kthese, me qeverinë që po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030”, thuhet në raport.  FMN vlerëson se ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% në vitin 2025, e mbështetur kryesisht...