Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të KiE për të takuar Erion Veliajn
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për të zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Delegacioni i KE qëndroi në Shqipëri nga 17 deri më 19 nëntor dhe kishte kërkuar të takonte Veliajn në ambientet e IEVP Durrës, ku ai ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, me qëllim informimin mbi situatën e tij. Ndërkohë, gjatë vizitës dyditore në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi takime me disa institucione shtetërore, përfshirë Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.