Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama: BE, një perandori e mirë! Italia mbështetëse e madhe e anëtarësimit të Shqipërisë
Për kryeministrin Edi Rama e vetmja rrugë për shqiptarët është integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Në një intervistë, duke e cilësuar unionin një “perandori të mirë”, kreu i qeverisë shqiptare ritheksoi se qytetarët mbështesin integrimin e shqipërisë. “Ne e shohim si të vetmin vend ku duam të jemi, sepse është vendi i vetëm ku do të jenë të garantuara disa gjëra për të cilat kemi luftuar. E kam fjalën për lirinë, e kam fjalën për barazinë përpara ligjit, e kam fjalën për demokracinë, në përgjithësi. Sipas këndvështrimit tim, me shumë modesti, do thoja se nuk është se Europa ka humbur diçka, por Europa duhet të fitojë diçka”, tha Rama. Duke rikonfirmuar marrëdhëniet e ngushta me Italinë, Rama përsëriti se rruga e vendit tonë në...