Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Iu referua si ‘Kate Middelton’/ Pas Trump, BBC i kërkon falje princeshës së Wellsit
Pas Donald Trump, BBC i ka kërkuar zyrtarisht falje edhe princeshës së Wellsit. Gjatë mbulimit të Ditës së Armëpushimit iu referua gabimisht Princeshës së Uellsit, Catherine, me emrin e saj të vajzërisë “Kate Middleton”. Gabimi i përsëritur nga prezantuesja Rajini Vaidyanathan shkaktoi reagime të menjëhershme nga shikuesit. Në deklaratën e shpërndarë, transmetuesi britanik pranoi lapsusin: “Gjatë mbulimit tonë të përkujtimeve gabimisht iu referuam Catherine, Princeshës së Uellsit, si Kate Middleton. Këto ishin gabime gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe kërkojmë ndjesë.” BBC shtoi se gjatë pjesës tjetër të transmetimeve zyrtare të Ditës së Armëpushimit ishte përdorur titulli i saktë mbretëror i saj. Ngjarja vjen në një moment delikat për BBC-në, e cila pak ditë më parë kërkoi falje edhe ndaj Presidentit amerikan, Donald Trump, pas një...