Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
GJKKO e pezulloi nga detyra, Qori për Ballukun: Është kartë e djegur politikisht
“Për mendimin tim është masa minimale që mund të merrej dhe pse kemi të bëjmë me një risi se Balluku është zv.kryeministre dhe ministër. Si të tjerët përpara saj, ajo duhej të ndiqej në mungesë lirie. Me një vendim gjykate, Balluku duhet të heqi dorë nga detyrat e saj. Balluku është një ndër politikanët më të pushtetshme dhe më të korruptuara. E rëndësishme është që Balluku të mos ndikojë në hetim, tek dëshmitarët. Jemi një hap përpara, por ky vendim i GJKKO duhet të ketë pasoja politike. Përgjegjësia nuk mbaron tek Balluku, por përgjegjësia politike shkon deri tek Edi Rama. Nëse GJKKO të pezullon, ti nuk je më në detyrë. Balluku është kartë e djegur politikisht. Uroj të behet bashkëpunëtore e drejtësisë dhe të tregojë...