Plani i Trump për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, politikani ukrainas: Drafti, i çuditshëm dhe jorealist

Plani i Trump për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, politikani ukrainas: Drafti, i çuditshëm dhe jorealist

Kryetari i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për një plan paqeje të administratës së Donald Trump, i cili thuhet se do t’i kërkojë Ukrainës të heqë dorë nga territore dhe armë. Në një intervistë për Sky News, Merezhko u shpreh se vetëm në pamje të parë drafti i supozuar “duket si plani më i çuditshëm ndonjëherë”. “Sipas meje, është krejtësisht jorealist dhe bie ndesh me vijat e kuqe të Ukrainës”, tha ai, duke theksuar se çdo propozim që parashikon dorëzimin e territoreve është i papranueshëm për Kievin. Deputeti ukrainas shprehu gjithashtu shqetësimin se negociata të mundshme sekrete mes SHBA-së dhe Rusisë, pa përfshirjen e Ukrainës, do të ishin “shumë të rrezikshme”, duke kujtuar marrëveshjen e...