Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mero Baze: Ani Wilms, një shkrimtare që ka shpëtuar historinë tonë, përmes letërsisë
Nga Mero Baze Ka disa vende si Shqipëria, ku historiografia ka dështuar të jetë e drejtë me të shkuarën tonë. Më shumë sesa e padrejtë ka qenë e pafuqishme. Dhe ka një justifikim. Shqipëria ka aq shumë ngjyra në historinë e saj sa nuk mund të vizatohet nga historianët njëngjyrësh që kemi.Nuk është faji i tyre, është pafuqia e tyre. Pas historianëve edhe publicistët mund të dështojnë për të përshkruar të tashmen që nesër do jetë histori. Dështojnë, pasi edhe ata kanë luksin të përzgjedhin faktet që duan, për të ilustruar ngjyrat që kanë në mendje për historinë. Dhe unë jam një pjestar i racës së tyre. E vetmja që ka fuqinë e duhur të shpjegojë historinë është letërsia e madhe. Dhe kjo duhet theksuar....