Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shkarkohet Kryeprokurori i Kosovës, dyshohet se bashkëpunoi me gjyqtaren serbe për…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar sot më 20 nëntor 2025, Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i specializuar në fushën e drejtësisë. Shkarkimi është raportuar të jetë bërë me pesë vota pro, ndërsa në vendin e tij, si ushtrues detyre i Kryeprokurorit ë Shtetit, është caktuar Agron Qalaj. Propozimi për shkarkimin e Kelmendit është bërë nga anëtarja e Këshillit, Jehona Grantolli. Kryesuesi i takimit, Ardian Hajdaraj ka thënë se në takim ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votim, dhe që prania e Kelmendit nuk ka qenë e nevojshme pasi ai do të duhej përjashtuar nga procesi, meqë diskutimet janë bërë për të. Kelmendi e ka lëshuar sallën disa minuta para votimit, pasi...