Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
GJKKO e pezulloi nga detyra, Belinda Balluku shkon në Kryeministri
Belinda Balluku ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri. Mbërritja e numrit dy të qeverisë në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku për masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme. Veç masave ndaj Ballukut, burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë vendosur dhe dy...