Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
KQZ hedh shortin për verifikimin e 11 Majit, zgjidhen 5% e kutive të votimit brenda dhe jashtë vendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të enjte, 20 nëntor, në seancë publike, shortin për përzgjedhjen në mënyrë rastësore të qendrave të votimit dhe kutive të votimit nga jashtë vendit që do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit paszgjedhor. Verifikimi paszgjedhor zhvillohet vetëm pasi janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe janë përmbyllur të gjitha procedurat ankimore. Qëllimi i këtij procesi është verifikimi i rregullsisë dhe saktësisë së administrimit të procesit zgjedhor, përfshirë këqyrjen e fletëve të votimit dhe materialit zgjedhor, si dhe vlerësimin e korrektësisë së numërimit të votave. Në total u përzgjodhën rastësisht 5% e qendrave të votimit për çdo KZAZ, si dhe 5% e kutive të votimit nga votimi jashtë vendit. Në zgjedhjet e 11 majit 2025 u administruan...