Kallëzimi i Aulon Kalasë për “11 Majin”, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

Kallëzimi i Aulon Kalasë për “11 Majin”, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

Aulon Kalaja TIRANË- GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre Komisioni e Ankimit dhe Sanksioneve (KAS) mbi kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit. Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre. Aulon Kalaja ishte paraditen e sotme në SPAK, ku në një prononcim për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua. Sipas tij, Gjykata konstatoi se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë, duke theksuar se në 300 kutitë e pa rinumëruara ka pasur vota të falsifikuara.  “Gjykata...