GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendëskryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Por në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret. Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedural. “Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e...