Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rriten pagesat elektronike, 67% e transfertave bankare bëhen nëpërmjet internetit
Pagesat bankare po mbizotërohen gjithnjë e më shumë nga kanalet elektronike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 4.5 milionë transferta të kryera nga klientët e sektorit bankar për tremujorin e tretë 2025, 3 milionë veprime në total ose rreth 67% e tyre u kryen nëpërmjet kanaleve elektronike. Për të gjithë 9-mujorin 2025, pesha e veprimeve nga kanalet elektronike është rritur në 65% të totalit, ndërsa gjysmën e parë të vitit të kaluar ato përbënin rreth 61% të numrit të përgjithshëm të transfertave bankare. Transfertat elektronike, megjithatë, ngelen ende në pakicë, të matura në vlerë. Rreth 39% e vlerës së përgjithshme të transfertave për 9-mujorin 2025 u krye nëpërmjet internet banking/mobile banking. Kjo tregon se transfertat nëpërmjet internetit janë mbizotëruese sidomos në pagesat...