Njihuni me pushimoren “Fotosinteza” në Hadroj të Pukës afër Fushë-Arrëzit

Njihuni me pushimoren “Fotosinteza” në Hadroj të Pukës afër Fushë-Arrëzit

Ekonomi E Enjte, 20 Nëntor 2025 10:26 “Pushimorja Fotosinteza” në Hadroj të Pukës afër Fushë-Arrëzit, është një vendqëndrim për udhëtarët që mund të kalojnë pak çaste në udhëtim e sipër. Ky mjedis i qetë me bredha të gjelbër (dunglaz) e pisha të zeza që u jep vizitorëve freskinë e relaksin e duhur. Aty janë vendosur karrige, tavolina, stola të ndryshëm, ujë dhe dy tualete. Në këtë pushimore ka shkrime të ndryshme; për fotosintezën e frymëmarrjen e drurëve në pyjet halorë, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të pyjeve në tërësi. Këto zgjojnë interes për udhëtarët e vizitorët e ndryshëm. Promovon zonën pyjore duke i nxitur vizitorët të njohin më shumë natyrën dhe shtigjetime të tjera në Pukë dhe Fushë-Arrëz. Bredhat gjelbër (dunglazi) e pishat e zeza,...