Shitje droge në shkolla, policia aksion në Durrës. Arrestohen 11 persona, kapet drogë dhe vlera monetare

Shitje droge në shkolla, policia aksion në Durrës. Arrestohen 11 persona, kapet drogë dhe vlera monetare

Nga Elton Qyno - Syri.net Një aksion policor, është duke u kryer në qytetin e Durrësit, duke çuar në arrestimin e rreth mbi 11 personave që kryenin tregtimin e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit si dhe në disa gjimnaze. Shpërndarja e drogërave dhe pilulave të ndryshme është kthyer në një shqetësim serioz për qytetin bregdetar, ku persona të ndryshëm kanë ngritur një rrjet të gjerë shpërndarësish droge. Gazetari Elton Qyno, i syri.net ka mësuar se përmes disa veprimeve hetimore dhe infiltrimit të agjentëve policor, është bërë e mundur të provohen dhjetëra raste të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Problemi kishte shkuar deri në dyert e gjimnazeve të Durrësit, ku shpërndarësit tregtonin lëndën narkotike në zonat shkollore. Aktualisht forcat operacionale të policisë...