Seanca maratonë 16 orë, maxhoranca miraton me 83 vota buxhetin. Braçe nuk voton pr.ligjin për taksat vendore, Sinaj “paqen fiskale”

Seanca maratonë 16 orë, maxhoranca miraton me 83 vota buxhetin. Braçe nuk voton pr.ligjin për taksat vendore, Sinaj “paqen fiskale”

Maxhoranca socialiste ka miratuar me 83 vota 9 projektligje të rendit të ditës që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit të ardhshëm, paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurive. Seanca maratona zgjati rreth 16 orë dhe u shoqërua me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës.  Gjatë votimit ra në sy fakti që deputeti Erion Braçe nuk mori pjesë në votimin e projektligjit “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa deputeti Vullnet Sinaj nuk votoi dy projektligjet “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.  Kryeministri Rama mbrojti buxhetin dhe investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm, ndërkohë që opozita protestoi në mënyrë simbolike duke i kthyer kurrizin.  Në...