“Disa prokurime bëhen me 99% të fondit limit, e të tjera kursejnë deri në 20%”, Xhafaj në Kuvend: Disa institucione fshihen pas alibisë që…

“Disa prokurime bëhen me 99% të fondit limit, e të tjera kursejnë deri në 20%”, Xhafaj në Kuvend: Disa institucione fshihen pas alibisë që…

Deputeti i PS Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet buxheti 2026, u shpreh se nuk mjafton vetëm të rriten fondet buxhetore, por ato duhet të shpenzohen me eficencë, për të garantuar zhvillim, kujdes social dhe vende pune. Sipas tij Xhafajt një pjesë e fondeve nuk realizohet, duke nxjerrë në pah problematikat e administrimit të tyre nga institucionet dhe agjencitë përkatëse. “Po përtej asaj çfarë ka racionale në këtë histori, personalisht besoj se në jo pak raste kjo është një alibi mbas së cilës fshihet një problematikë tjetër me vetë institucionet e agjencitë që merren me administrimin e fondeve buxhetore”, tha ai “Në qendër të çdo buxheti nuk është shifra, por rezultati. Prandaj, nuk mjafton të rrisim fondet; duhet t’i shpenzojmë drejt, me...