Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Situata e reshjeve në Qarkun e Korçës drejt normalizimit/ Disa ura të dëmtuara, 148 abonentë pa energji
Situata e reshjeve në qarkun e Korçës është drejt normalizmit. Strukturat vendore kanë ndërhyrë në akset dhe zonat më problematike, ku ka pasur vështirësi në qarkullim, dëmtime urash dhe dalje të ujit në rrugë. Po monitorohet situata në pikën e bashkimit të lumit Dunavec e Devoll në fushën e Maliqit, pasi ka prurje shumë të larta uji. Në disa fshatra banorët janë pa energji elektrike, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Bashkia Korçë Kalueshmëria e aksit Denas–Lekas u vështirësua për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Nga strukturat e bashkisë Korçë është punuar për normalizimin e situatës. Në Voskopojë, ujëmbledhësi arriti nivele të larta, por nga ndërhyrja me mjet fadromë për hapjen e kanalit shkarkues, situata është drejt normalizimit. Në afërsi të...