Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Çfarë sjell buxheti 2026? Deputetja socialiste zbulon detaje nga rritja e pensioneve e deri tek paga minimale
Në Kuvend, diskutimet këtë të mërkurë janë përqendruar tek projektbuxheti i vitit të ardhshëm, ku çështjet kryesore mbeten rritja e pagave, e pensioneve dhe financimi i sektorëve jetikë si shëndetësia dhe arsimi. Deputetja e PS , Zamira Sinaj zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizon Plus me moderator Aleksandër Furxhi. Sinaj u shpreh se opozita nuk ka ofruar alternativa, ndërsa qeveria garanton rritje reale të pagave, pensioneve dhe investimeve publike. INTERVISTA E PLOTË: Debatet kryesore janë në këtë moment për rritjen e rrogave, për rritjen e pensioneve në parlament. qeveria thotë që po bën një rritje të paparë më parë të këtyre treguesve, ndërsa opozita sigurisht mban qëndrimin krejtësisht të kundërtin. A shihni te qëndrimi...