“Hajdutët sulmojnë skemën e ilaçeve”, Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohet

“Hajdutët sulmojnë skemën e ilaçeve”, Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, foli me tone të ashpra në seancën plenare kundrejt ministrave socialistë, duke kritikuar mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit. Ai kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit. Braçe u shpreh se mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin 2025 dhe se përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë. “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” deklaroi ai. Sipas tij, tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra....