‘Shërbime më të mira shëndetësore’, Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat

‘Shërbime më të mira shëndetësore’, Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka prezantuar në Kuvend buxhetin e vitit 2026 për shëndetësinë dhe deklaroi se ky buxhet synon adresimin e sfidave dhe problemeve. Sala tha se për vitin 2026 për shëndetësinë ka një buxhet 109 miliardë lekë ku fokusi është lufta kundër kancerit me një fond prej 15 milionë eurosh dhe programi për kujdesin social 27.7 miliardë lekë. Ministrja deklaroi se për hërë të parë në vitin 2026 do të ofrohen trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë., vaksinimi HPV për djemtë, vaksinimi falas kundër gripit për gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit. “Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në...