Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Debate në Kuvend/ Topalli-Shalsit: ‘S’ka as inteligjencën minimale, mos lini të pijshëm të dalin në foltore
Debatet për projekt-buxhetin 2026 kanë tensionuar sallën e Kuvendit, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë kaluar në replika të forta personale. Deputetit i PS-së, Eduard Shalsi kritikoi Topallin duke i kërkuar të mos “i fryjë” ndarjes veri-jug, duke e cilësuar debatin e saj të pavlefshëm. “E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë drejtonte Kuvendin, sesi silleshin ministrat dhe drejtorët e institucioneve në Komisione, si të fortë… Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Shkodër? Mos i fryni kësaj historisë së ndarjes veri-jug, sepse as u ka shërbyer dhe as do t’u shërbejë sepse shqiptarët janë të zgjuar. Na dëgjojnë çfarë themi dhe shohin se çfarë bëjmë. Për deputetët që kanë qenë këtu, dinë të bëjnë dallimin midis asaj që...