Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Topalli ironizon: Kur të votoni buxhetin mos shikoni grafikun që ju tregojnë ministrat, por bizneset që mbyllen
Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, këshilloi sot nga foltorja e Kuvendit kolegët e saj që kur të votojnë buxhetin 2026 të mos shohin vetëm grafikët që paraqesin ministrat, por të shikojnë realitetin jashtë sallës së parlamentit, me dyqanet dhe bizneset që po mbyllen çdo ditë. “Kur të votoni këtë buxhet mos shikoni grafikun që ju tregojnë ministrat, shikoni realitetin jashtë kësaj salle, shikoni dyqanet dhe bizneset që mbyllen, familjet që ikin, pensionistët që numërojnë lekët, shikoni nënën që nuk përballon fatura. Shikoni studentin që nuk ka shpresë, sepse një buxhet që rrit propagandën dhe ul cilësinë e jetës së qytetarit nuk është buxheti i zhvillimit kurrë, është buxheti i pushtetit”, u shpreh Topalli. Më tej ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se në 13 vite qeverisje nuk...